Ngjarjet e ditës: 27 shkurt 2024

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të lansojë raportin hulumtues “Nën hije: Një analizë gjinore e punës joformale në Kosovë”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)  

  • 11:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me raportin e auditimit të performances “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në  MMPHI”. (Kuvendi i Kosovës, N506)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata “Mjedra e Kosovës” organizon ditën fushore kushtuar krasitjes së boronicës. Demonstrimet praktike do të realizohen nga eksperti holandez, Rob Derix. I pranishëm do të jetë edhe zv.ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi. (Pemishtja “BerryKode”, Maxhunaj, Vushtrri)

  • 11:30

    Organizohen homazhe në përkujtim të katërvjetorit të vrasjes së Qerim Kelmendit, ish-anëtar i LPK-së dhe UÇK-së. (Kompleksi i Dëshmorëve, Gllogjan)

  • 15:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pik të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit. (Komuna e Vjetër, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv