Ngjarjet e ditës: 15 qershor 2023

  • 08:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, mbajnë konferencën me titull “Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë”. Marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci; ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas B. Westerlund; Zëvendëskryetar i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet dhe atij për Energjinë; Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 09:00

    Banka Raiffeisen në Kosovë organizon Samitin “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja”, të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”. (“Klan Arena”, Prishtinë)

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet, dhe të Ligjit për Energjinë. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tetë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, në Prishtinë)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me datën 15 qershor, në Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë, në kuadër të projektit “NaturKosovo”, mban konferencë për media me rastin e fillimit të punëve për mirëmbajtjen e shtegut Via Dinarica. Marrin pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, etj. (Mulliri i Haxhi Zekës, Vëllezërit Gërvalla, Pejë)

  • 11:00

    Gazetarët kosovarë dhe serbë diskutojnë me temën “Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në situata krize”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend të ditës janë 23 pika të mbetura nga seancat e mbajtura në prill, maj dhe qershor 2023. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30 - 17:00

    Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie para ndeshjes me Kombëtaren e Rumanisë. Kurse nga ora 17:00 mbahet stërvitja zyrtare. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 17:30 - 18:30

    Kombëtarja e Rumanisë mban konferencë për medie para ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës. Kurse nga ora 18:30 mbahet stërvitja zyrtare. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 17:30

    Kryeministri Albin Kurti raporton në Kuvendin e Kosovës, pas kidnapimit të tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe. (Kuvendi i Kosovës)

Kalendari Arkiv