Ngjarjet e ditës: 3 dhjetor 2022

  • 12:00

    Shoqata e Intelektualëve ‘JAKOVA”, promovon monografisë “Dogana ndër vite”, të autorit Ylber Rraci, udhëheqës shumëvjeçar i këtij institucioni në vitet e pasluftës. (Biblioteka e qytetit në Gjakovë)

  • 12:05

    Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishtinë)

  • 13:00

    Shoqëria LËVIZJA për 40 – vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimit të LPK – së, organizon zbulimin – përurimin e një pllake përkujtimore ndërtimore në shtëpinë e familjes Avdiu, që ishte strehë dhe bazë qëndrimi, takimesh, vendimesh dhe nismash për veprimtarët, drejtuesit dhe luftëtarët e LPK-UÇK-së. (Prishtinë, rruga “Bajram Bahtiri”, nr. 714, afër Bunarit të hajratit)

  • 13:30

    Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Euroazi, ambasadorja Erin E. McKee, viziton lokalet e Royal Beverages. (Velekincë, Komuna e Gjilanit)

  • 14:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të vizitojë Komunën e Podujevës, ku i shoqëruar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, do të mbaj tubim me vajza e gra. (Teatri i Qytetit “Avdush Hasani”, rruga 19 Qershori)

  • 15:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të vizitojë Komunën e Podujevës, ku i shoqëruar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, viziton Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Zyrat e Hendikosit, Podujevë)

Kalendari Arkiv