Ngjarjet e ditës: 3 maj 2023

  • 09:00

    Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 09:30

    Inspektorati Policor i Kosovës, në bashkëpunim me ICITAP-in, organizojnë konferencën rajonale me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”. Merr pjesë dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. (Hotel “Premium Park”, Prizren)

  • 09:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin të Shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit, ku do të prezantohet punimi “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës” në shënim të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon konferencën me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në mesin e panelistëve do të jenë gazetare nga Ukraina dhe Afganistani, që po qëndrojnë në Kosovë, për të ndarë përvojat e tyre gazetareske. (Salla “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë)

  • 10:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mban konferencën shkencore ndërkombëtare
    “Filozofia dhe poezia”. (Salla e AShAK, Prishtinë)

  • 10:15

    Instituti i Medieve të Kosovës, Këshilli Koordinues i Rotarianve të Kosovës dhe Rotari Klub “Vitia”, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mbajnë diskutimin “Liria e shprehjes si shtytës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut”. Merr pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott. (Restorant “Frank’s House”, Letnicë – Viti)

  • 10:30

    Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23 mban konferencë për medie. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie me qëllim të ngritjes së shqetësimit për sigurinë dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve, si dhe nevojën për respektimin e medieve të lira, e pavarura. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie ku do të diskutohet për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për medie në lidhje me hapjen e konkursit të ri për specializime në lëmitë mjekësore. (Ministria e Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ambasada e Hungarisë në Prishtinë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës hapin Ekspozitën për Holokaustin e Romëve dhe historinë e tyre në Hungari. (Galeria e Arteve, Gjakovë)

Kalendari Arkiv