Ngjarjet e ditës: 2 maj 2023

  • 09:00

    Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 10:00

    Demokraci Plus mban konferencë për media ku do t’i shpalos rekomandimet e raportit të fundit për parandalimin e keqpërdorimit në prokurim publik. (Zyrat e Demokraci Plus)

  • 11:00

    Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi organizon një aksion në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës. Do të vendosen lule te shtatorja e Hasan Prishtinës në Prishtinë, dhe organizatorët do të njoftojnë rreth hapave në vijim. (Oborri i Rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 12:00

    Komuna e Vushtrrisë mban akademinë përkujtimore për masakrën e 2 Majit në fshatin Studime. (Varrezat e martirëve, Studime, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    ASK, UNFPA dhe Instituti Riinvest mbajnë diskutimin “Analiza e Parë e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA) në Kosovë: Publikimi dhe Diskutim”. (Objekti i ASK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Joern Rohde, marrin pjesë  në ceremoninë e nënshkrimit të aktit për dorëzimin e pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale për Ministrinë e Shëndetësisë nga ana e GIZ. (Ministria e Shëndetësisë)

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e së martës me temën “Luftimi i gjuhës së urrejtjes: Çka duhet të bëjnë gazetarët në media?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane bëhet hapja e ekspozitës “Landscapes of Repair” e organizuar nga forumZFD Kosova. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, Prishtinë)

  • 18:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon 23-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv