Ngjarjet e ditës: 11 janar 2023

  • 08:00 - 20:00

    Komuna e Gjilani organizon manifestimin “Flaka e Janarit 2023”.

    Agjenda:

    08:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe lapidarëve në qytet;

    09:00 – Vizitë familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka;

    10:00 – Vizitë në Mejtepin e Bresalcit.

    11:30 – Vizitë në Perlepincë ekspozitës fotografike, dokumentar dhe program artisitik;

    15:00 – Koncert për fëmijë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”;

    18:00 – Muzikë kamertale nga Kori i Universiteti “Kadri Zeka” nën udhëheqjen e Prof. Dr. Drita Kryeziu, Teatri i Qytetit;

    19:00 – Ndizen 32 flakadanë si simbolikë për 32 vjetorin e “Flakës së Janarit”, Varrezat e Dëshmorëve;

    20:00 – Muzikë për të rinj nga Korab Kallaba me bend dhe DJ, ish-Galeria e Qytetit.

  • 09:30

    Mbahet seanca në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Pallati i Drejtësisë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e LDK-së) 

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të publikojë studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast do të publikohen dhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv