Ngjarjet e ditës: 15 gusht 2022

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani dhe presidenti Begaj, mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me ekipin e Komunës së Prizrenit, bëjnë homazhe në varrin e dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj. (Varezat e dëshmorëve, Landovicë)

     

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 10:30

    Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, merr pjesë në në diskutimin publik të organizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë e cila organizohet nga organizatat Jo-qeveritare lokale. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00

    Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:15

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie për krizën energjetike në vend. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:45

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:35

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial, Prekaz) 

Kalendari Arkiv