Ngjarjet e ditës: 26 nëntor 2022

  • 11:00

    UN Women dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënojnë fillimin e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Aeroporti i Prishtinës)

  • 12:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tubimin me vajza e Gra të Komunës së Gjilanit. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 13:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) 

  • 13:15

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim prefektin e Qarkut  Vlorës, Flamur Mamaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren) 

  • 13:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu viziton Panairin e Grave në Komunën e Gjilanit. (Sheshi i qytetit, Gjilan)

  • 14:00

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni vizitojnë Klubin e Basketbollit “ United Basketball” dhe Klubin e Hendbollit “Drita”. (Gjilan)

  • 16:00

    Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim kryetarët e Komunave dhe kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Kosovës Lindore, përfshirë edhe ata të AZhR – lindje, Likovën e Kumanovën. (“Vali Ranch”, Gjilan)

  • 18:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon jubileun e 40-të të festivalit tradicional “Takimet e Poeteshave Shqiptare”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv