Ngjarjet e ditës: 12 qershor 2021

  • 09:00

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e 22- vjetorit të Ditës së Paqes. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    “She Inspires” në bashkëpunim me “UN Women” dhe Komunën e Prishtinës, organizojnë një aktivitet për nder të Ditës Botërore të Mirëqenies. (Parku i Gërmisë, Prishtinë)

  • 10:00

    Federata e Pingpongu në bashkëpunim me Klubin e pingpongu Priping dhe nën patronatin e Departamentit të sportit të Komunës së Prishtinës organizojnë turneun për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”. (Palestra e sporteve, Prishtinë)

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në manifestimin përkujtimor në fshatin Poklek të Drenasit. (Fshati Poklek, Drenas)

  • 11:00

    Mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore për Martirin e Lirisë Kreshnik Berisha. (Fshati Llugagji, Pejë)

  • 17:30

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie, në 16-vjetorin e themelimit. Do të flasin Albin Kurti, kryeministër dhe kryetar i VV-së dhe kryetari i Kuvendit, njëherësh anëtar i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca. (Zyrat e VV-së në lagjen Pejton, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-21:00

    Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit.
    Agjenda:

    10:00 – Vizitë në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë)
    10:30 – Përurimi i Muzeut të Dëshmorëve. (Landovicë)
    12:00 – Përurimi i Qendrës Kulturore Rinore. (Në lagjen Ortakoll)
    12:30 – Përurimi i terrenit sportiv në shkollën “Abdyl Frashëri”
    18:00 – Mbyllja e Panairit të Librit dhe dhënia e shpërblimeve. (Sheshi i Lidhjes)
    19:00 – Koncert festiv me Shoqëritë Kulturore dhe Artistike të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
    21:00 – “Qielli i Përjetësisë” sweet world për nder të viktimave të Covidit të Komunës së Prizrenit. (Ura e Gurit)

Kalendari Arkiv