Ngjarjet e ditës: 29 prill 2024

  • 09:00

    Organizata të shoqërisë civile mbajnë konferencë për medie, me ç’rast lansohet peticioni për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në Facebook.

  • 10:00

    Instituti D4D mban tryezë diskutimi me temën: “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale: Narrativat e pavërteta dhe titujt e bujshëm”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për medie lidhur me ecurinë e punës gjatë Javës së katërt në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). (Zyret e ASK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, do të administrojë betimin solemn të shërbimit për 10 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, pas përfundimit të trajnimit 10 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim profesional. Marrin pjesë dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes, Carolyne Siganda; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj etj. (Joni Ranch, Kamenicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, shpalos rezultatet dhe rekomandimet e dy raporteve të auditimit të Teknologjisë së Informacionit: “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” si dhe “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”. (Zyra Kombëtare e Auditimit Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ambasada e Holandës në Kosovë, në bashkëpunim  me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, hapin ekspozitën për Lirinë e Medias. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut në Prishtinë do të hapin “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”. (Zyrat e BE-së, rruga “UÇK” numër 90, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor (vallëzim dhe muzikë). Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 19:00

    Hapet ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”, kati 4, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv