Ngjarjet e ditës: 6 maj 2024

  • 09:00

    Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi” Hartmut Ganzke. (Salla e Kuvendit Komunal Shtime)

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në Facebook.

  • 11:00

    Në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit. (Gllogjan, Deçan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 23:00

    Organizata “Shqiptaria” dhe Korporata Kryeziu organizojnë një manifestim me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Agjenda

    -11:00 – 12:30 Simpoziumi shkencor: Kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin. (Instituti Albanologjik Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    12:00 – 20:00 Ekspozita e Artit në pikturë dhe skulpturë nga artistët shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit. (Zona pranë Sheshit “Skënderbe” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    13:00: Arritja e maratonistëve me pishtarin e lirisë nga Prekazi, arritja e Klubit të Kalërimit “Mazgiti”, arritja e Klubit të Motoristëve “Kastrioti” dhe klubeve të tjera.

     

    13:15: Performanca e Xhevat Limanit si Skënderbeu, nga Sheshi “Xhorxh Bush” nëpër Sheshin “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbe”.

     

    13:35: Sërish performanca nga Xhevat Limani.

     

    13:45 – 14:30: Fjalime nga organizatorët dhe përfaqësuesit. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    14:30 – Performanca e klubit të pilotëve me paraglajd.

     

    14:45 – 16:30: Performancat e këngëtarëve dhe ansambleve tradicionale.

     

    16:30: Performanca nga Kori i fëmijëve Okarina.

     

    17:00 – 23:00: Performancat nga grupe të ndryshme rock dhe pop.

  • 13:00

    Mbahet Akademi Përkujtimore në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla”, Pejë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv