Ngjarjet e ditës: 7 maj 2024

  • 09:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 247-të. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Kjo ngjarje është anuluar. 

  • 10:00

    Mbahet tryeza me temën “Rendi i ri botëror dhe siguria nacionale”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri)

  • 10:00

    Mbahet edicioni i 10-të Jubilar i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”. Merr pjesë dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. (Salla “Orion”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon Konferencën e pesëmbëdhjetë vjetore për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë. (Hotel “Emerald”) 

  • 10:00

    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në Parkun Kombëtar të Sharrit, ku do të shpalosim thirrjen për Mbrotje të Parkut të Sharrit nga ndikimi i hidrocentraleve. (Brezovicë te parkingu 1)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) organizon  punëtori njëditore me zyrën e informimit në komunën e Prishtinës dhe gazetarë e redaktorë të medieve. (Objekti i komunës së vjetër të Prishtinës)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për falimentimin dhe Projektligjin për mbrojtjen nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fakulteti i Filologjisë dhe Departamenti i Gazetarisë i UP-së organizojnë takim me autorin e librit “Enciklopedia imagjinare/ Postroman”, Bajram Kosumi. (Fakulteti i Filologjisë, salla “Idriz Ajeti”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajçi (1955-2024). (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 12:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në 26-vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve, Velani) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme. (Ambientet e AKK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”. Të ftuar janë Bordi i KRU-së. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, N204) Kjo ngjarje është anuluar 

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Të ftuar: Kryesuesi i Bordit Drejtorёve tё AKP-sё dhe drejtori Ekzekutiv i AKP-sё. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e së Martës, me temën “Përtej lëvizjes së lirë pa viza në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Çfarë obligime e presin Kosovën?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban Konventën. Merr pjesë dhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Kalendari Arkiv